William Ruto ka fituar zgjedhjet presidenciale në Keni, është njoftuar nga kryetari i Komisionit Zgjedhor të Kenisë, raporton BBC.

Ruto ka mposhtur ngushtë rivalin e tij Raila Odinga, duke marrë 50.4 për qind të votave.

Njoftimi është vonuar pas përleshjeve dhe akuzave për manipulim votash që bëri tabori i Odingas.

Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor refuzuan ta mbështesin njoftimin, duke thënë se rezultatet ishin të “errëta”.

“Ne nuk mund të marrim pronësinë e rezultatit që do të njoftohet për shkak të natyrës së errët të kësaj faze të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme. Ne do të japim një deklaratë gjithëpërfshirëse dhe sërish i bëjmë thirrje kenianëve për qetësi. Ka një derë të hapur ku njerëzit mund të shkojnë në gjykatë dhe sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka thënë nënkryetarja e Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Kenisë, Juliana Cherera.

Është hera e parë që ish-zëvendëspresidenti Ruto ka garuar për postin e presidentit.

Ruto llogaritet mik i Kosovës. Ditë më parë ka qenë Jetlir Zyberaj, këshilltar i presidentit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli kishte shkruar për zgjedhjet në Kenia.

“Lajme fantastike nga Kenya. Nga numërimi i deritanishem i votave, miku yne William Ruto prin bindshem ne garen presidenciale. Nje shtet i madh dhe i fuqishem sikur Kenya pritet ta kete per president nje njeri te deshmuar sic eshte dr. Ruto. Ruto qe ishte ne vizite edhe ne Kosove me ftese te ish presidentit Behgjet Pacolli nder te tjera nderoi edhe sakrificen e familjes legjendare Jashari ne Prekaz”, ka shkruar ndër tjerash Zyberaj. /Ballkani.info/