Nehat Elshani bashkë me Getoar Besimin dhe Jeton Bytyçin kanë qenë sot nikoqit të Rabbi Jack Bemporad, mikut të madh të Kosovës.

Elshani, Besimi dhe Bytyço bashkë me Rabbi Jack Bemporad sot janë takuar me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselin.

“Qëllimi i takimit kishte të bënte me bashkërendimin institucional për konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Prizren, me synim të promovimit të vlerave që ka Kosova, dhe në veçanti qyteti i Prizrenit, të cilat do të promovohen në mediat dhe arenën ndërkombëtare së shpejti”, ka shkruar Elshani.