Mike Tyson humbet kontrollin, sulmon fizikisht një fans brenda aeroplanit

Mike Tyson e ka sulmuar fizikisht një fans, pas një fjalosjeje që ata të dy patën në mes vete.

Pamjet e telefonave celularë, të siguruara nga TMZ, shfaqin ish-kampionin e peshave të rënda duke goditur një tifoz që dëshironte të ulej pas tij.

Personi fillimisht pati fjalosje me Tyson, sipas TMZ.

Një dëshmitar thotë se burri dhe një shok i tij e përshëndetën legjendën 55-vjeçare të boksit teksa hipën në aeroplan dhe madje u fotografuan me Tyson.

Tyson shpejt u lodh nga angazhimi me fansin dhe thuhet se i kërkoi të hesht.

Kur burri vazhdoi të fliste, Tyson më pas u ngrit, u kthye dhe e goditi me  grushte në fytyrë.

“Hej, hej, hej, hej, hej Majk, hajde, ndalo”, dëgjohet duke thënë një dëshmitar në pamjet e celularit.

Një tjetër video nga fluturimi tregon pasojat e incidentit, me burrin që mbante gjurmë gjaku në ballë.

“Djali im sapo u rrah nga Mike Tyson”, tha burri që xhiron videon.

“Po, ai u grind. Thjesht duke u përpjekur për të kërkuar një autograf. Nuk e di çfarë ka ndodhur”, shtoi tutje ai.

Tyson njihet për karakterin e tij eksploziv dhe nuk është hera e parë që ish-boksieri përfshihet në zënka të tilla.