Georges Mikautadze

Mikautadze “gafa” e madhe e Ajax, Metz ‘fërkon’ duart për yllin e Europianit

Georges Mikautadze mund të konsiderohet surpriza e këtij Europiani Sulmuesi gjeorgjian ka arritur që të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës, duke qenë shënuesi më I mirë në këtë Europian, e duke e ndihmuar jo pak Kombëtaren e tij që të avancojë në raundin e 16 më të mirave.

Po ashtu, sulmuesi ka shërbyer dhe një asist, duke marrë pjesë në të gjithë golat e Gjerogjisë në këtë Europian.

Mikautadze, u largua nga francezët e Metz verën e vitit 2023 për shifrën e 16 milionë eurove, duke kaluar tek Ajax.

Por, aventura në Holandë nuk shkoi mirë dhe gjeorgjiani në janar u transferua përsëri në Francë, me formulën e huazimit me të drejtë blerje për shifrën e 13 milionë eurove.

Sulmuesi u rikthye në identitet, duke shënuar gola, për të qenë gati për Europianin.

Një lëvizje e zgjuar, pasi me fanellën e Metz, Mikautadze shënoi 13 gola e dha 4 asist në 20 ndeshjet që luajti, ndonëse nuk ia doli që ta mbante në elitën e futbollit francez skuadrën e tij.

Klubi aktivizoi klauzolën dhe tani e ka hedhur sërish në ankand.

Sulmuesi ka arritur një akord paraprak me Monacon, por me paraqitjet e bëra në Euro2024, Metz ka hapur një ankand dhe pret oferta dhe më të larta, pasi ende nuk ka një akord mes klubeve.

Një gafë e pafalshme për Ajax që nuk arriti ti marrë më të mirën Mikautadzes dhe tashmë është Metz që pasi mori 16 milionë euro nga shitja e një vere më parë, tani mund të përfitojë dyfishin nga sulmuesi.

Gjeorgjia do të luajë ndeshjen e 1/8 me Spanjën, një nga skuadrat favorite të këtij Europiani, e mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të ruajë ritmin e shënimit, pasi ka gjetur rrjetën në 3 ndeshjet e para të këtij Europiani.