studentët

Mijëra studentë protestojnë para MAS, qindra të tjerë bllokojnë “Zogun e Zi”

Është ende e paqartë se çdo të ndodhë me “Dhjetorin e Dytë”, protestën e studentëve që është pagëzuar me këtë emër pasi i përngjan asaj të 1990 ku “Lëvizja Studentore” rrëzoi komunizmin.

Mijëra studentë që ishin vendosur përpara Ministrisë së Arsimit për pak minuta patën përplasje mes tyre dhe hodhën një sërë idesh.

Disa ishin pro zhvendosjes së protestës përballë Kryeministrisë, por në fund disa kanë vendosur të ecin përpara me idenë për bllokimin e akseve kryesore të Tiranës.

https://www.youtube.com/watch?v=oh0W4N8B11Y