Mijallkovi lirohet nga paraburgimi për një lëndë, i shqiptohet 30 ditë për tjetrën

Ish-kreut të DSK-së së Maqedonisë Sasho Mijallkovit iu pezullua paraburgimi për lëndën “Target-Fortesa”, ndërsa iu shqiptua masa e arrestit prej 30 ditëve për lëndën e njohur si “Perandoria”, informuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup për MIA-n.

“Për ta sqaruar opinionin lidhur me paraburgimin e S.M., me propozimin e Prokurorisë Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përgjimi joligjor i komunikimeve, në lëndën e njohur si “Target-Fortesa”, paraburgimi i përcaktuar paraprak për personin S.M. hiqet me vendim të Gjykatës, ndërsa me propozimin e Prokurorisë Publike në lëndën e njohur në opinion si “Perandoria”, gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin dhe i caktoi paraburgim 30 ditor për shkak të ekzistimit të bazave sipas nenit 165, paragrafi 1 pika 1 dhe 2, gjegjësisht rrezik nga arratia dhe bazat të cilat tregojnë për ndikim ndaj dëshmitarëve”, informojnë nga Gjykata Themelore për MIA-n.

Hetimi për lëndën “Perandoria” është kundër Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale Bashkim kriminel, Dëmtimin apo privilegjimin e kreditorëve, Keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar, Mashtrimin dhe Shpërlarje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra të cilat janë penale.

Në paraburgim ndodhen Jordan Kamçev, Cvetan Pandelevski, Nenad Josifoviq, Zorica Arsovska, Todor Mirçevs