Mihrija për ditëlindje merr urimin më interesant: Vjet janë numra, me rëndësi e ke Naimin

Po e feston ditëlindjen.

Me 15 nëntor të këtij viti, Mihrije Braha ka mbushur 51 vite dhe ka marrë urime të ndryshme nga njerëzit që janë të afërt me të dhe nga ndjekësit, shkruan Ballkani.info.

Por, urimin më interesant e ka marrë nga komediani Adnan Blaku, i njohur për rolin e ‘Sofisë’ te shou ‘Odeon’.

Ai ka hedhur një fotografi në Facebook ku edhe kësaj radhe ka përdorur shakatë. “Vjet janë numra, me rëndësi e ke Naimin” janë ndër tjera fjalët e tij./Ballkani.info/