Përvoja e jetës, karriera e futbollit dhe personaliteti i Sinisa Mihajloviç gjithmonë lënë shenjë kur ai flet, madje edhe më shumë në raste si këto në të cilat ndodhemi tashmë.

Së fundmi trajneri i Bolonjës ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku shprehet se nuk e ka aspak problem të qëndrojë në shtëpi, pas gjithë atyre vështirësive që ka kaluar në jetën e tij.

Gjithashtu ai shprehet se nuk është aspak i lumtur me atë që thonë si justifikim, se nga ky virus vdesin vetëm të moshuarit, duke thënë se ata nuk janë thjesht numra.

“Kam kaluar tre muaj i mbyllur në spital, masat paraprake për koronavirus janë një shëtitje për mua. Kam pasur dy luftëra dhe bombave, çfarë problemi ka të qëndroj në shtëpi. Gruaja ime lëviz më shumë në shtëpi, sesa disa lojtarë të caktuar në fushën e lojës.

Pas disa muajve në spital për shkak të sëmundjes që kisha, pa hapur as edhe një dritare aty, të qëndroja në shtëpi me familjen time është diçka shumë e mirë. Ne duhet të ndihmojmë mjekët duke qëndruar në shtëpitë tona dhe duke u mbrojtur.

Thuhet se vetëm të moshuarit vdesin nga kjo që kanë pasur edhe sëmundje më parë, sikur ta kishin këtë një ngushëllim. Por, të moshuarit nuk janë numra, ata janë historia jonë. Kampionati gjithashtu duhej të ndalohej më herët.

Italia është shtëpia ime e dytë, por këtu gjithmonë vendimet merren me vonesë, kanë shumë pak guxim. Unë pres që kampionati të përfundojë dhe Europiani të shtyhet. 

Mesazhi? Ne do ta mposhtim koronavirusin dhe kur të kthehemi në normalitet do të jetë bukur”, u shpreh Mihajloviç.