Ehat Miftaraj

Miftaraj: Mos ekzekutimi i pagave në kundërshtim me ligjin, për një pagë 480 euro shteti do t’i paguaj 1500 euro

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Sipas tij kjo është përsekutim ndaj grevistëve.

Tutje, ai ka shkruar se secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.