Njohësi i çështjeve juridike, dhe drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se një shtet normal i cili aspiron të bëhet demokratik, duhet t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa pardon
Miftaraj ka shtuar se, është kulturë dhe standard minimal i respektimit të rendit kushtetues që vendimet e kësaj gjykate të zbatohen nga institucionet publike.
“Një shtet normal që aspiron me qenë demokratik, dhe që vlerat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë i ka standard të qeverisjes, vendimet e Gjykatës Kushtetuese i zbaton pa pardon. Me fjalë tjera, është kulturë apo standard minimal i respektimit të rendit kushtetues dhe juridik që vendimet e Gjykates Kushtetuese të zbatohen nga institucionet publike”, ka thënë Miftaraj.
Këtë reagim Miftaraj e ka bërë pasi që Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar një vendim të Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila më heret kishte vendosur ta ndalonte reformën arsimore e nisur nga ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratit.
Pra, vendimi i Kushtetueses ka shkuar në favor të Kastratit.
Postimi i Miftarajt:
Një shtet normal që aspiron me qenë demokratik, dhe që vlerat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë i ka standard të qeverisjes, vendimet e Gjykatës Kushtetuese i zbaton pa pardon.
Me fjalë tjera, është kulturë apo standard minimal i respektimit të rendit kushtetues dhe juridik që vendimet e Gjykates Kushtetuese të zbatohen nga institucionet publike.Sikurse, nuk është e saktë se legjislacioni penal ne Kosove e sanksionon penalisht mos zbatimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese.Ligji penal ne Kosove inkriminon penalisht mos zbatimin e vendimeve gjyqesore te gjykatave te rregullta, ku nuk hyn Gjykata Kushtetuese







