Microsoft integron shërbimet e Google në Outlook.com

Microsoft ka planifikuar të integrojë Gmail, Google Drive dhe Google Calendar në aplikacionin në ueb Outlook.com.

Prodhuesi i softuerit ka nisur këtë integrim në disa llogari. Pas një procedure të thjeshtë konfigurimi, përdoruesit mjafton të lidhin llogarinë e Google me atë të Outlook dhe të gjitha informacionet e Gmail, Drive dhe Calendar do të shfaqen në Outlook.com

Kjo risi funksionon ngjashëm me atë që ofrohet në Outlook për iOS dhe Android me posta e-mail-esh të ndara. Por testimet tregojnë se nuk mund të shtoni më tepër sesa një llogari Google dhe kalimi mes llogarive Outlook dhe Gmail rifreskon tërë faqen.

Integrimi i Google Drive do të thotë se dokumentet dhe skedarët mund të shtohen direkt në e-mail-et Outlook dhe Gmail. Nuk është e qartë sesa përdorues të Outlook.com kanë fituar akses në këto funksione e as kur Microsoft do ta ofrojë për të gjithë.