Microsoft bën lëvizjen e papritur prë përdoruesit e iOS dhe Android

Microsoft Defender, antivirusi i Microsoft për sipërmarrjet do të jetë i disponueshëm në iOS, Android dhe Linux drejt fundit të vitit bëri të ditur kompania.

Me debutimin e ri Microsoft ka vendosur të hyjë në tregun në rritje të antiviruseve për smartfonët dhe do ta ofrojë si një produkt “one-stop” për ata që shfrytëzojnë disa platforma dhe sisteme operative.

Inxhinierët dhe ekzekutivët e Microsoft thanë se Defender do të përdoret kryesisht për të parandaluar rënien e konsumatorëve në skema mashtrimi.

Softueri përdor inteligjencën artificiale për të gjurmuar sjellje jo normale. Microsoft e trajnon inteligjencën artificiale me të dhënat që ofrojnë përdoruesit ekzistues të softuerit.

Për këtë arsye Microsoft beson se oferta e kompanisë do të jetë më e vlefshme përballë dhjetrave startupeve të sigurisë që janë shfaqur së fundi. Defender ka gjysmë miliardë përdorues.

Ashtu si çdo sistem IA që trajnohet me të dhënat e përdoruesit, kritikët shprehen të shqetësues për Defender edhe pse Microsoft thotë se informacionet e përdorura janë anonime.