Mickoski do ta padisë LSDM-në për shpifje dhe shkelje të integritetit dhe kredibilitetit

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në një intervistë për televizionin Sitel tha se për momentin në Maqedoni ka qeveri e cila nuk ka suksese në asnjë plan.

Në lidhje me akuzimet nga ana e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe sulmet e përditshme rreth pronësisë së firmave të dyshuara, Mickoski tha se ato prona janë fryt i angazhimit të tij profesional dhe kjo nga LSDM-ja bëhet për ta zhvlerësuar dhe diskredituar atë si personalitet.

“Unë e kam treguar qëndrimin tim, po në të kaluarën si fryt i punës sime në plan profesional vendosa që në një pjesë të mjeteve t’i investoj në vend në një kompani ku posedoj 7 për qind nga aksionet e projekteve me të cilat jam marrë gjithë jetën, dhe nga fusha e energjetikës”, potencoi Mickoski.

Mickoski paralajmëroi se në Maqedoni në kuadër të sistemit juridik do të ngre padi para institucioneve kompetente kundër LSDM-së për shpifje, por edhe për shkeljen e kredibilitetit dhe integritetit të tij.