Mickonjat “pushtojnë” rrugën B në Prishtinë, shqetësohen banorët (FOTO)

Banorët e rrugës B në Prishtinë janë ankuar sot pasdite për një “valë” mickonjash që e ka kapluar këtë rrugë.

Disa prej tyre kanë thënë për Ballkani.info se kjo është e pazakontë dhe se më herët nuk kanë hasur një gjë të tillë.

Ata janë shprehur edhe të shqetësuar, derisa në fotografitë e dërguara në portalin tonë shihen se si mickonjat e kanë “pushtuar” rrugën B.

loading…