Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë të ditur se më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.
Kështu ka bërë të ditur Michel përmes një postim në rrjetin social “Twitter”.
“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, ka shkruar Michel.
We will hold the next #EU #WesternBalkans summit in the region – on 6 December in Tirana, Albania 🇦🇱 to reaffirm our reinforced engagement.
— Charles Michel (@CharlesMichel) October 23, 2022
Western Balkans are a key priority for the European Union.
The EU and the Western Balkans need each other.@ediramaal
Kjo do të jetë hera e parë që ky samit do të mbahet në një prej vendeve të rajonit dhe për këtë është vendosur Tirana.
Pak ditë më parë, mediat në Beograd shkruan se Serbia ishte përjashtuar si opsion për mbajtjen e samitit për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Në këtë samit të rëndësishëm, BE pritet të dërgojë një sinjal edhe më të fortë drejt Ballkanit Perëndimor duke shfrytëzuar momentin e krijuar nga lufta në Ukrainë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.







