Mevlyde Saraçi deklarohet sot në Polici rreth fotografisë që e publikoi Flora Brovina

Ish-deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi ditë më parë ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka parë fotografinë të cilën e kishte bërë publike deputetja e PDK-së, Flora Brovina. Kjo e fundit kishte thënë se Saraçi, ia kishte dorëzuar në zarf këtë fotografi gjatë vitit 2003, në kohën kur punonin bashkë në Komisionin për Personat e Zhdukur.

Një gjë të tillë kishte mohuar Saraçi, madje sot, ajo është paraqitur në polici për të dhënë deklaratë.
Ajo për KosovaPress deklaron se shumë shpejt do ngre padi për shpifje ndaj deputetes Brovina.

Ndryshe, pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me të cilën pretendonte se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e po ashtu edhe nga familjarët e tyre