Mevludin Krasniqi, vlerë e shtuar e garës për deputet. Më 14 shkurt ai i hyn garës me numrin 14

Tashmë partitë politikë i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në mesin e partivë të mëdha që dje i kanë dorëzuar listat është edhe Nisma Socialdemokrate e drejtuar nga lideri Fatmir Limaj.

Ndërkaq, në listën prej 110 kandidatëve është edhe një person që ka 20 vjet që merret me politikë, 20 vjet që i rrin pranë Limaj, si në kohë të vështira ashtu edhe në kohë të mira.

Bëhet fjalë për Mevludin Krasniqin, ish zëvendësministër, aktivist dhe kontribues në shumë etapa për shtetin tonë.

Krasniqi, i cili vije nga Dragashi, në listën e Nismës do ta ketë numrin zgjedhor 14, ashtu sikur është data e mbajtjes së zgjedhjeve.

Fuqia e Krasniqit brenda Nismës është e madhe, prandaj ai shihet si njëri nga kandidatët më potencial të madh për të sjellë vota dhe për t’u bërë deputet. /Ballkani.info/