Albin Kurti, më 9 janar 2019, kishte shkruar një status të gjatë ku i bënte thirrje nëntëmbëdhjetë herë Hashim Thaçit të shkonte në Hagë e të përballej me aktakuzat e Speciales. Madje konsideronte se burgu nuk është tragjedi.

“Shko ti në vend të të gjithë atyre Hashim. Shko në Hagë. Për ata. Për vete. Shko. Mos e malltreto popullin dhe shtetin, shokët dhe vetveten. Shko ti”, shkruante Kurti.

Por, kur ish-udhëheqësi politik i UÇK’së ka shkuar në Hagë, një javë pas shkuarjes atje, ka ndryshuar krejtësisht.

Por, ish-Kryeministri ka ndryshuar krejtësisht sot kur doli në konferencën për shtyp, që e mbajti ditë vikendi.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/531852760647946

Ndryshe prej reagimeve të mëparshme, kur kishte përmendur vetëm Jakup Kransiqin dhe Sylejman Selimi, lideri i VV’së doli në përkrahje të plotë edhe ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Për këtë dy dhe të tjerët, Albin Kurti tha se kanë bërë luftë të drejtë dhe nuk janë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale siç i cilëson aktuakza e Gjykatës Speciale.

Sidoqoftë, dikur Kurti ia lavdëronte Hagën Presidentit dhe i kërkonte të shkonte atje edhe për ta takuar ndërgjegjen e tij.

“Burgu nuk është tragjedi dhe fatal. Sidomos ky i Hagës. Besoj që Ramushi, Fatmiri e Batoni të kanë treguar: aty ka televizor, ushqim të mirë tre herë në ditë, salla për rekreacion dhe libra të panumërt në bibliotekë të pasur. Nuk të ndodh asgjë e keqe atje, përveç faktit që do të kesh kohë të përballesh me ndërgjegjen tënde, të cilën kushedi sa vite ka që nuk e takon më. Shko Hashim”, shkruante Kurti.

Ndërsa, sot, Kurti se liderët e UÇK’së përfshirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin kishin qëllim çlirimin dhe jo kontrollin gjatë viteve të luftës dhe se nuk ishin pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale.

“Sipas gjykatës qëllimi i kësaj ndërmarrje na paska qenë të fitoj dhe ushtroj kontroll gjithandej në Kosovë. Madje, kjo qysh nga marsi 1998. Po të thuhej se ndokush prej tyre ka pasur qëllim kontrollin në mars 2008 apo 2018, edhe mund të besohej por kurrsesi në 1998 siç pretendon prokuroria. Çlirimi ishte qëllimi e jo ushtrimi i kontrollit”, tha Kurti në konferencë për media.

Albin Kurti në njërën anë dhe zyrtarët e PDK’së në anën tjetër prej përfundimit të luftës kanë pasur akuza ndaj njëri-tjetrit. Kurti i ka akuzuar për krimet e pasluftës ndërsa zyrtarët e PDK’së e kanë akuzuar për kohën e luftës e ka ikur dhe nuk e ka kapur pushkën.