Meta: Thërrisni mendjes, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim

​Presidenti shqiptar Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka thënë se vendi nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

“Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të mos jenë egoistë. Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. Të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre. Askush nuk duhet t’i delegojë përgjegjësitë e tyre, aq më tepër presidentit të Republikës”, u shpreh Meta.