Meta thërret në takim urgjent Bashën, zbardhet biseda

Paraditen e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta takoi liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Këshilltari i presidentin, Tedi Blushi shkruan se ky takim ishte thirrur nga Ilir Meta për të diskutuar mbi atë që ai e quan përpjekjet e “Rilindjes” për grusht shteti.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkruan Blushi.