Presidenti i Republikës së Shqipërisë llir Meta aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë.

Por gjithashtu ai ka gjetur kohë të takojë tenorin shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu vetëm disa ditë nga premiera e tij në në Théâtre des Champs-Élysées të Parisit me operën “Traviata”.

Meta e ka cilësuar tenorin si ‘zërin e magjishëm shqiptar’ në postimin e tij në rrjete sociale. “Nga Franca, ju uroj një ditë të mbarë, së bashku me Saimir Pirgun, tenorin e madh, “zërin e magjishëm shqiptar” në skenat e operave më të mëdha botërore, disa ditë përpara premierës së Operas “La Traviata” në Théâtre des Champs-Élysées të Parisit,”-shkruan Meta në Facebook.