Meta shfaqet me Kryemadhin një ditë pasi dorëzoi Presidencën: Një horizont i ri plot dritë e shpresë

Ilir Meta të dielën la Presidencën. Ai nuk është më president i Shqipërisë.

Vendin ku ishte ulur Meta, për pesë vitet e ardhshme do ta zë Bajram Begaj që është president i ri shqiptar.

Ai një ditë pas ka publikuar një foto me gruan e tij, Monika Kryemadhi, që është po ashtu politikane, kryetare e LSI-së.

“Një horizont i ri plot dritë e shpresë”, ka shkruar Meta.