Meta: Përherë mirënjohës SHBA-së dhe NATO-s që 20 vjet më parë imponuan paqen në Kosovë

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për SHBA-në dhe NATO-n, në 20 vjetorit e sulmit mbi ish-Jugosllavinë.

“Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm”, shkruan Meta në profilin e tij në Facebook, duke vlerësuar atë ndërhyrjen ushtarake si vendimi që i dha fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe parapriu Pavarësinë e Kosovës.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA-së dhe NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta.