Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijuni.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit ka thënë që pavarësisht sifdave e vetmja rrugë për të ecur përpara është “integrimi evropian”.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi evropian është e vetmja rrugë përpara”.
“Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Meta.







