Meta në takimin me Lajçakun: Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Prishtinë, është takuar edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta tha se Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Shqipëri dhe se tash është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.

“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak. Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve. Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, shkroi Meta.