Integrimi euroatlantik
Meta në qendrën “Geroge C. Marshall”: Partneriteti amerikano-gjerman në rajon është vendimtar
Gjatë vizitës në Austri kreu i Shtetit, Ilir Meta u ndal në qendrën e studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”.
Ai shprehet se integrimi euroatlantik është çelësi për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Shumë i nderuar të vizitoja Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall” për t’ju drejtuar kursit “Programi i Studimeve të Sigurisë së Avancuar”, rreth integrimit në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor.
Integrimi euroatlantik është çelësi për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Partneriteti amerikano-gjerman në rajon është vendimtar për të ardhmen”, shkruan Meta.