Meta në Prishtinë: Të punojmë për të mbajtur të rinjtë në Kosovë e Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbajtur një fjalim në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, të organizuar nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë, që u zhvillua sot në Prishtinë në Qendrën “Bogdani Polis” pranë Katedrales “Shën Nënë Tereza”.

E mbajtur si veprimtari në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës, Meta tha:

“Përmes solidaritetet e kaluam me sukses atë provë që ndodhi në historinë e kombit. Falenderimet më të mira për kryeministrin Majko, presidenin Mejdani, forcat politike që vinin nga një ndarje e thellë 1996-97 u bënë një trup i tërë për të përballuar eksodin bibilikë dhe për të pritur 1 mln vëllezër nga Kosova. Shqipëria e kishte për detyrë të përballonte atë krizë që erdhi nga Kosova për shkak të genocidit të Miloshevicit. UNHCR ishte lajmëruar për këtë krizë prej një viti dhe jepte garanci se kishte marrë masa për përballimin e kësaj. Ajo nuk kishte vetëm disa dyshekë. Kriza u përballuar me solidaritetin heroik të popullit të kukësit. Sot kemi miqësira të pafundme mes familjeve të Kosovës dhe Shqipërisë të krijuara gjatë kësaj kohe, ku dhjetëra familje u pritën nga Tropoja në Sarandë. Vetëm një komb i rrezikuar për ekzistencën e tij mund të reagonte në një mënyrë të tillë. Të mos vemë në lëvizje virtutet tona më të mira vetëm në kohë krizash por të punojmë ccdo ditë. Mjafton të kujtosh se si ishte rruga nga Kosova në Tiranë 20 vite më parë. Shqetësimi im është të punojmë për të mbajtur të rinjtë në Kosovë, Shqipëri kjo është sfida më e madhe.”

Më tej Meta u ndal te tërmeti i 26 nëntorit:

“Falenderimin më të përzemërt për të gjithë popuilli, presidentin, kryeministrin e Kosovë, FSK, ekipet e kërkim shpërtimit për reagimin e jashtëzakonshëm gjatë situatës së krijuar nga tërmeti, Kosova u gjet kudo në Thomane e Durrës, aty ku tërmeti shkaktoi dhe dëmet e mëdha. Reagimi i tyre la një gjurmë të thellë dhe shtoi më shumë dashurine e shqiptarëve për shqipërtarët. Kështu duhet te jemi cdo ditë, duke bashkëpunuar e ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë me e suksesshme.”