Meta në Gjermani: Zgjerimi i NATO dhe BE në Ballkan, rol kyç për stabilitetin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Qendrën Evropiane “Xhorxh Marshall” në Garmish të Gjermanisë, ka folur mbi çështjet e sigurisë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit.

Ai theksoi se zgjerimi i NATO-s dhe kompaktësia e Bashkimit Evropian kundrejt rajonit të Ballkanit Perëndimor mbeten kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

“Ndërkohë që Ballkani mbetet një punë e papërfunduar, SHBA-të dhe BE-ja duhet të mbyllin me sukses investimin e tyre të përbashkët, më historikun dhe më angazhuesin që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”, tha Meta.