Meta: Ja cila ishte ‘gënjeshtra lapidare’ e Albin Kurtit të cilës i besojnë vetëm “qorrat” që i shkojnë mbrapa

Analisti politik Bardhyl Meta, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Kurti, pas adresimit të këtij të fundit, teksa po hyjmë në shtatë ditëshin e fundit para zgjedhjeve komunale, shkruan Gazeta Insajderi.

Meta ka thënë se gënjeshtrave të Kurtit për rritje të GDP-së dhe vaksinimi të popullësisë në shkallën më të lartë në Evropë, nuk iu beson askush përpos “qorrave që i ka mbrapa që i vinë mbrapa”

“Kryeministri përdori disa gënjeshtra në kuptimin bukfal të fjalës. Tha Kosova ka arrit shkallën më të lartë të GDP-së së ekonomisë në Evropë, kjo është gënjeshtër lapidare që mundesh me i mashtru vetëm qorrat që të vinë përmas, dhe me iu thënë hajdeni mas meje. E dyta është vaksinimin për shkallën e vaksinimit, siç ka bërë gënjështari i tij junior para këtiji” – tha ai në emisionin Politiko në Kanal10.