Meta: Izolimi kaq i gjatë i Kosovës ishte diskriminues

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën me rastin e përfundimit të hapit të fundit për liberalizimin e vizave.

Ai nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se izolimi i gjatë i Kosovës ishte diskriminues.

“Një padrejtësi mori fund. Parlamenti Evropian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat. Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit evropian”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

“Evropa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë”, ka thënë më tej ai.