Meta firmos një dekret, paralajmëron edhe atë për shpërndarjen e Parlamentit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka firmosur gjatë manifestimit që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, dekretin kundër për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ka paralajmëruar edhe firmosjen e dekretit për shpërndarjen e Parlamentit, ka njoftuar TV Klan.

Gjatë tubimit të thirrur nga ai, siç ka thënë, për mbrojtje të kushtetutës, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe faktorit ndërkombëtar.