Meta: Beogradi të heq dorë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës.

Meta shkroi se Beogradi duhet të mos nxisë dhunë dhe urrejtje me qëllim destabilizimin e situatës në veri të Kosovës.

Postimi i Metës në Facebook:

Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës.