Meta adhuron Trumpin: S’ka demokraci pa sovranitet

Në një postim në Facebook, Ilir Meta shpërndau një pjesë të fjalimit të Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndër të tjera, Meta veçoi një thënie të Trump-it, ndaj së cilës shfaqi adhurim.

“Të dashur miq, e adhuroj këtë thënie të presidentit Trump: “Nuk ka DEMOKRACI, pa SOVRANITET”, shkroi Meta.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump në fjalimin që mbajti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara tha se e ardhmja është e Patriotëve jo e globalistëve.

Ky qëndrim i presidentit Trump, është ripostuar nga presidenti Meta edhe me video.

Më herët, presidenti Meta ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj disa qëndrimeve të ndërkombëtarëve dhe veçanërisht Ambasadës amerikane në Tiranë. Meta nuk ka nguruar që mos dakordësinë e tij me ndërkombëtarët ta bëjë publike.

loading…