Met Elshani flet pas plagosjes, ja çfarë thotë menaxheri i njohur

Gjatë orëve të pasdites së sotme, menaxheri i labelit muzikor “OnRecords” , Met Elshani u plagos me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Instagram, Elshani është lajmëruar për herë të parë pas plagosjes. Ai ka shpërndarë këngën e re të artistëve të tij, Fero dhe Zzap.

“Flm per Brengosjen mir jam MOMO eshte nje super projekt qe kemi punuar shum knaquni me Kengen.”, ka thënë menaxheri i njohur.

Rreth kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona. Përveç Met Elshanit, edhe një person tjetër është plagosur. /Ballkani.info/

Lexoni edhe: Ja cila është gjendja shëndetësore e Met Elshanit pas plagosjes