Ja cila është gjendja shëndetësore e Met Elshanit pas plagosjes

Gjatë ditës së sotme është plagosur menaxheri i label-it ‘On Records’, Met Elshani.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ndërsa janë arrestuar katër persona të dyshuar rreth rastit.

Elshani është dërguar në Emergjencë në QKUK, dhe sipas burimeve të Ballkani.info është jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informatave të deritanishme, pacienti e ka krahun e thyer dhe ka një plumb ende në trup, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë këto burime.

Të njëjtit, kanë bërë të ditur se plumbi që gjendet në trupin e Elshanit, pritet të largohet më vonë në Repartin e Ortopedisë. /Ballkani.info