Mesut Ozil bëhet baba për herë të dytë

Sa i përket sportit, gjërat nuk janë duke shkuar edhe aq mirë për Mesut Ozilin, por jeta familjare e tij është më e rëndësishme.

33-vjeçari njoftoi së fundmi se është bërë baba për herë të dytë, i një vajze që e pagëzoi me emrin – Ela.

“Mirë se erdhe në botë princesha jonë e vogël Ela”, ka thënë ai në postimin e shpërndarë në Twitter.

Ai dhe bashkëshortja e tij Amine Gulse Ozil (29-vjeçare) kanë bashkë edhe një vajzë dyvjeçare të quajtur, Eda.

Çifti janë të martuar që nga viti 2019.

Kujtojmë që i pari i Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdogan, ishte kujdesur për kurorëzimin e çiftit në ditën e tyre më të rëndësishme.

Ozil ka qenë në lidhje me bukuroshen Gulse që nga viti 2017 dhe dyshja njoftuan fejesën e tyre në qershor të vitit 2018.