Lionel Messi është mirënjohës për duartrokitjet dhe brohoritjet që i mori nga tifozët e Real Betisit, përkundër se shënoi het-trik në fitoren 4-1 të Barcelonës kundër skuadrës së tyre, duke thënë se një gjë e tillë s’i kishte ndodhur kurrë më parë.
Pas ndeshjes, Messi e pranoi se Barça nuk guxonte të bënte gabim, pas humbjes së Atletico Madridit.
Por, rezultatet e kësaj jave, i japim katalonasve një epërsi prej 10 pikëve në krye të La Ligës.
“Pas humbjes së Atleticos nuk guxonim të dështonim. Fitorja e sotme është shumë e rëndësishme”, tha Messi.
Goli i tretë i Messit ishte art në vete, një parabolë e bukur që i la gojëhapur të gjithë në stadium. Messi u duartrokit dhe emri i tij u brohorit.
“Jam shumë mirënjohës për këtë. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Ata gjithmonë na trajtojnë shumë mirë neve, pavarësisht se jemi rivalë”, shtoi Messi.







