Messi shkon në 41 trofe dhe “kërcënon” rekordin e Dani Alves – CR7 në fund të renditjes së më të suksesshmëve

Me Superkupën e Francës të fituar me fanellën e PSG, Lionel Messi vazhdon ngjitjen e tij në fronin e lojtarit më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Aktualisht Messi ka fituar 41 trofe dhe ish-sulmuesit të Barcelonës i mungojnë 4 tituj për të kaluar ish-shokun e skuadrës dhe mikun e tij Dani Alves.

Në vendin e tretë ndodhet Andres Iniesta me 39 trofe, ndërsa Cristiano Ronaldo renditet në vendin e 11-të, vetëm një trofe më larg se suedezi Zlatan Ibrahimoviq./Demokracia.com/