Messi shkëlqen me het-trik (VIDEO)

Barcelona ka fituar 4-1 ndaj Betis Sevilla në ndeshjen e javës së 28-të të La Liga-s. Me këtë fitore, Barça është 10 pikë më tepër se vendi i dytë Atletico Madrid dhe 12 pikë larg Real Madrid.

Ishte magjia e Lionel Messi-t ajo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18’. Sulmuesi argjentinas ka shënuar golin e katërt nga goditja e dënimit në kampionatin spanjoll.

Ai dyfishoi pak sekonda përpara fundit të pjesës së parë. Pas pushimit, ishte Luis Suarez që shënoi golin e 128-të në La Liga duke barazuar Diego Forlan për golat e shënuar nga një uruguaian në Spanjë.

Messi shënoi edhe golin e tij të tretë pak minuta përpara fundit teksa miqtë kishin shënuar golin e nderit me Loren.

Një tjetër fitore bindëse e Barcelona-s e cila vazhdon të marshojë e sigurt drejt titullit kampion.

https://streamable.com/j50a4