Messi përfshihet në skuadrën e Barcelonës që do të përballet me Interin

Barcelona e ka ndryshuar përsëri listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen në udhëtim ndaj Interit të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e dytë që ndryshon listën klubi katalanas brenda dy ditëve, pasi dje e kishte konfirmuar Messin në listë, sot në mëngjes e kishte hequr nga lista, dhe para disa minutash e futi përsëri në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë.

Messi nuk do të luajë në ndeshje, pasi nuk e ka aprovimin e mjekëve pas lëndimit që pësoi në krah, por zyrtarisht do të jetë me bashkëlojtarët e tij në rrugëtimin për në Milano.

Ndeshja pritet të filloj të martën prej orës 21:00

1. Ter Stegen
2. N.Semedo
3. Piqué
4. I. Rakitic
5. Sergio
6. Denis
7. Coutinho
8. Arthur
9. Suárez
10. Messi
11. Dembélé
12. Rafinha
13. Cillessen
14. Malcom
15. Lenglet
18. J.Alba
19. Munir
20. S. Roberto
22. Arturo Vidal
26. Aleñá
30. Iñaki Peña
36. Chumi