Messi nesër mban konferencë për shtyp nga “Camp Nou”

Lionel Messi do ta thyejë heshtjen që pas konfirmimit se do të largohet nga Barcelona pas 21 viteve.

Ylli argjentinas do të mbajë të dielën një konferencë për shtyp nga ora 12:00 në ambientet e stadiumit ‘’Camp Nou’’.

Sipas mediave të huaja, konferenca pritet të jetë për fjalimin lamtumirës të Messit.

34-vjeçari është shumë pranë zyrtarizimit si lojtari më i ri i PSG-së.