Lionel Messi shkoi në shtëpi i heshtur të shtunën, pas goditjes që e mori në kofshën e këmbës së djathtë, e cila ia pamundësoi të luajë me kapacitet të plotë në 22 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Valencias.
Tani, ai duket i gatshëm për t’u paraqitur në El Clasicon e Kupës së Mbretit të mërkurën në Camp Nou.
“Asgjë serioze” është përgjigja e atyre që e dinë shkallën e dëmtimit të Messit, i cili e njeh shumë mirë trupin e tij dhe ka nevojë për pushim.
Superylli argjentinas e shijoi të dielën duke pushuar, pasi klubi i dha ditë pushimi të gjithë stafit. Ndërsa sot rreth mesditës, Messi do të rikthehet në Ciutat Esportiva, ku do të ekzaminohet nga shërbimi mjekësor i klubit dhe do të analizohet nëse ekziston rreziku që ai të mbetet jashtë fushave.
Ky është një faktor që Barça duhet ta ketë parasysh duke parë kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve në shkurt.
Kupa e Mbretit është trofeu i tretë për nga rëndësia dhe të mërkurën në orën 21:00, Barça do ta zhvillojë vetëm ndeshjen e parë gjysmëfinale, por rivali është Real Madridi dhe Leo është i etur të ballafaqohet me rivalin e përjetshëm pasi nuk luajti në El Clasicon e tetorit për shkak se e kishte thyer dorën paraprakisht.







