“Messi mori një goditje të fortë”

Quique Setién ka folur pas ndeshjes për Movistar Liga e Kampionëve.

Duke folur për ndeshjen, fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale, trajneri i Barcelonës u pyet edhe për kapitenin, Lionel Messi.

Ai mori një goditje të fortë në fund të pjesës së parë, saqë nuk mundi ta ekzekutojë penalltinë dhe u largua me shokët në pushim të pjesës së parë mes dhimbjeve.

Por pas trajtimit të marrë për 15 minuta, u  rikthye në fushë.

“A është Messi mirë? Ka marrë një goditje të fortë, por duket mirë. Do ta trajtojmë këtë por mendoj se s’do të ketë ndonjë problem”.