Messi: Mendova se Neymar do të transferohej në Madrid

Lionel Messi ka pranuar se afati kalimtar i verës e ka frikësuar në lidhje me të ardhmen e Neymar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se e ka frikësuar mos transferimi i Neymar te Barcelona, për atë se braziliani ka mundur të përfundoi te rivalët e Real Madrid.

“Unë sinqerisht kam menduar në një moment, që nëse Neymar nuk do të vinte këtu, ai do të largohej në Madrid, sepse mendova se ai me të vërtetë dëshironte të largohej”, ka deklaruar Messi.

“Neymar e kishte thënë atë, ai dëshironte një ndryshim, të largohej nga Parisi. Dhe unë mendova se Florentino dhe Madridi do të bënin diçka”.

loading…