"Superclasico"

Messi konfirmon prezencën në finalen e Boca-River, Ronaldo ende jo

Finalja e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors mund të bëjë bashkë Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Të dy janë ftuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, teksa argjentinasi i Barcelonës ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Cristiano Ronaldo nga ana tjetër ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij siç shkruan “AS”.

Federata parashikon që të dy të ndjekin krah për krah këtë sfidë, por mendohet se Cristiano Ronaldo nuk do e pranojë këtë kërkesë.

Dy arsyet se përse ai mund të marrë këtë vendim sipas “AS” janë prezenca e Leo Messit, si dhe rikthimi në “Bernabeu”.

Federata është ende në pritje të një konfirmimi nga portugezi.