Lionel Messi ka pranuar se ai e ka mbajtur Barcelonën në krye të prioriteteve të tij gjatë gjithë verës.

Argjentinasi tronditi botën e futbollit duke dorëzuar një kërkesë largimi në fund të gushtit, pas një mosmarrëveshje me klubin.

“Pas kaq shumë mosmarrëveshjesh, unë do të doja t’i jepja fund kësaj,” tha Messi në një intervistë për Sport.

Ai tha se gjithmonë mendon për të mirën e klubit, kurse tha se pranon përgjegjësinë për gabimet e veta.

“Shfaqja e pasionit dhe emocioneve do të jetë mënyra e vetme për arritjen e objektivave tona, gjithmonë të bashkuar dhe duke ecur në drejtimin e njëjtë. Unë e pranoj përgjegjësinë për gabimet e mia. Nëse ato do të ekzistonin, do të ishte vetëm për të bërë një Barcelonë më të mirë dhe më të fortë. Unë doja t’u dërgoja një mesazh të gjithë anëtarëve dhe rregullave që na ndjekin. Nëse ndonjëri prej tyre është ofenduar nga diçka që kam thënë ose kam bërë në çdo moment, e kam bërë sepse gjithmonë mendoj për gjënë më të mirë për klubin” – tha Messi.