Arianit Koci, avokat i njohur, ka shkruar një status, në të cilin ka treguar një rast nga nata e dytë e vitit të ri.

Koci ka shkruar se një qytetar e ka telefonuar, ndërsa e ka hapur telefonin duke menduar se është ndonjë temë urgjente.

Në fund, Koci ka tingëlluar i nervozuar me qytetarin.

“Kam vullnet dhe energji për të ndihmuar nevojtarët, por të tillët që më thërrasin natën e festës pa arsye emergjente, pa pikë respekti – nuk i marr fare si klientë, sado që paguajnë.

Mësohuni, avokatin e thirrni natën dhe festave, vetëm në raste kur ndaloheni nga policia, ose kur diçka është shumë urgjente” – ka shkruar ai.