Mësohet koha kur Alexis Sanchez rikthehet nga lëndimi

Rikuperimi i Alexis Sanchez nga operacioni në kyçin e këmbës është në rrugën e duhur dhe sulmuesi i Interit mund të kthehet para afatit të parashikuar.

Sanchez pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës ndërsa luajti për Kilin kundër Kolumbisë në tetor.

Nevoja për të patur një operacion nënkuptonte tre muaj mungesë, duke shkurtuar edhe qëndrimin në Itali pas huazimit nga Manchester United.

“Është një dëmtim delikat, por rikuperimi po shkon shumë mirë, afatet janë duke u përmbushur”, tha ai.

“Mesi i Janarit [është data e kthimit] por ne do ta shohim. Alexis madje mund të kthehej pak më herët nëse gjithçka shkon mirë”.

“Ai ende nuk ka bërë punë me topin, por shpresojmë që brenda ditëve të ardhshme të kemi lajme në lidhje me të. Gjithçka po shkon mirë”, tha kreu i inferimierisë së Interit, Piero Volpi.