Mediat në Maqedoninë Veriore raportojnë se 22 vjeçari R. H. ka mbetur i vrarë derisa ishte për një vizitë në Shkup bashkë me disa shokë.

Merret vesh se 22 vjeçari mbeti i vrarë në mëngjesin e sotëm në një kazino në Shkup, në momentin kur disa plaçkitës hapën zjarrë në drejtim të pranishmeve.

Ballkani.info merr vesh se 22 vjeçari është Rilind Hoxha, nga fshati Bellanicë e Malishevës.

Ai ka jetuar në Gjermani, derisa kishte ardhur në Kosovë për pushime, e më pas më disa shokë kishte shkuar për vizitë në Shkup.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur R. H. (22) nga Kosova, i cila ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit , B. N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kundak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe ndërmerren masa për gjetje të kryerësve dhe për zbardhje të rastit.