Më 10 nëntor do të dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Angli.
Kombëtarja e Kosovës në muajin nëntor, zhvillon dy ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.
“Dardanët” janë gati të shkruajnë historinë, dhe kanë nevojë për katër pikë në këto dy ndeshje për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Më 14 nëntor, Kosova zhvillon ndeshjen e parë në Plazen në Çeki, dhe pas tre ditësh në “Fadil Vokrri” pret Anglinë, një prej kombëtarëve më të respektuara në botën e futbollit.
Biletat për ndeshjen me Anglinë do të dalin në shitje nga 10 nëntori.
Ato varijojnë nga pesë euro më e lirë, dhe deri në 80 euro më e shtrenjta.
Në ‘Veri’ dhe ‘Jug’, biletat do të kushtojnë pesë euro, në ‘Lindje’ do të ketë bileta nga 10 dhe 15 euro.
Në ‘Perëndim’, 15 dhe 20 euro, ndërsa ato VIP do të kushtojnë 80 euro.
Çmimet e biletave Kosovë – Angli:
V/J – 5€
L1/L4 – 10€
L2/L3 – 15€
P1-P4 – 15€
P1A/P5A – 20€
VIP – 80€







